Pasurite natyrore te trevave shqiptare

of 10

Please download to get full document.

View again

All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
PDF
10 pages
0 downs
19 views
Share
Description
1. Tema : Pasurite Natyrore te trevave Shqiptare Objektivat : Te grumbulloje, seleksionoje,grupoje te dhena dhe informacione ,si dhe te ndertoje harta e grafike me keto…
Transcript
  • 1. Tema : Pasurite Natyrore te trevave Shqiptare Objektivat : Te grumbulloje, seleksionoje,grupoje te dhena dhe informacione ,si dhe te ndertoje harta e grafike me keto te dhena per te analizuar problemet e ndryshme te projektit. Te pershkruaje , te interpretoje te dhenate materialin grafik e hartografik dhe te analizoje problemet kryesore ,duke percaktuar dukurite, shkallen e shfrytezimit nga njeriu , pasojat ne demtimin e degradimin e burimeve natyrore .
  • 2. Tema: Relievi Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë eAlbanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë). Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike): 1. 2. 3. 4. Krahina malore veriore Krahina malore qendrore Krahina malore jugore Ultësira perëndimore Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo eThethit. Krahina Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug. Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.
  • 3. Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në relievin e tyre mbizotërojnë kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar. Malet Malet kanë tipare morfologjike të ndryshme. Kreshtat e tyre janë herë të ashpra e herë të buta. Forma e tyre varet nga përbërja shkëmbore dhe veprimi i faktorëve të jashtëm. Kreshta te ashpra ndeshen kryesisht tek shkëmbinjtë gëlqerorë, por edhe në ato magmatikë të modeluar nga erozioni lumor i akujve të kuaternarit. Korabi është një nga malet më të larta të Evropës juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Masivi i tij shkëmbor është një masiv shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerorë të Paleozoikut me strukturat në blloqe, si dhe disa shkëmbinj të dëmtuar rëndë prej gipsi të Triasikut Permian. Korabi është gjithashtu mikpritës i shume shoqatave te ndryshme alpiniste, synimi i te cilave është pushtimi i majës më të lartë të vendit, 2723 m mbi nivelin e detit. Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona. Alpet përbehen kryesisht nga gëlqerorët, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me këtë ndërtim gjeologjik lidhen pasuritë minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet. Ato përbëjnë grumbullin malor më të fuqishëm, më të lartë, më të ashpër dhe më të copëtuar të vendit me një lartësi mesatare 1500 m mbi nivelin e detit.
  • 4. Mali i Tomorit është një mal i larte në Shqipërinë jugore në afërsi të qyteteve të Beratit dhe Poliçanit. Maja më e lartë e tij, quka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2401 metra. Tomori gjithashtu ka një histori te pasur mitologjike duke qenë vend strehimi i shumë figurave të ndryshme të mitologjisë shqiptare nga ku ka marrë dhe emrin "Olimpi i Shqipërisë". Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbulon një sipërfaqe prej 4,000 hektarësh. Në park bredhin lirshëm shumë kafshë endemike, duke i dhënë vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme dhe unike. Fushat Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik dhe lumenjve kryesore të vendit si Vjosa, Devolli, Osumi, Shkumbini, Erzeni, Mati e Drini, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë të rëndësishme komunikimi. Fushat më të larta gjenden në pellgun e Korçës, mbi 800 m mbi nivelin e detit ndërsa fusha më e madhe është fusha e Myzeqesë e shtrirë në anën perëndimore, që është dhe fusha më e madhe e Ballkanit perëndimor. Fusha e myzeqes. Ishujt Shqipëria si vend bregdetar ka një numër të vogël ishujsh, shumica e tyre janë të vegjël dhe nuk kalojnë 1 km2 sipërfaqe, përveç ishullit të Sazanit dhe atij të Kunës. Ishujt e Shqipërisë ndodhen në Detin Adriatik, Detin Jon, si dhe në disa liqene brenda vendit. Disa nga ta janë të përshtatshëm për turizëm sepse kanë një bukuri që është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut, por asnjë nga ishujt nuk është i banuar. Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 5,7 km2 dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
  • 5. Ishulli i Kunës Ishulli i dyte më i madh i Shqipërisë. Gjendet në deltën e Drinit, afër qytetit të Lezhës dhe ka një sipërfaqe prej 1.4 km2. Ishulli është 1.5 km larg bregut dhe strehon në gjirin e tij rreth 70 lloje zogjsh, 22 lloje zvarranikësh, 6 lloje amfibësh dhe 23 lloje gjitarësh. Në afërsi te tij gjenden plazhet e Tales dhe Kunës Tema : Hidrografia Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe të detit Jon, kushtet klimaterike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe veprimtaria e njeriut kanë kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete, liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore. Deti Adriatik Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 850 km (drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km (lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në 1590 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 380 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini). Deti Jon Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut (5121 m), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit deri në gjirin e Artës. Ai është i gjatë rreth 270 km dhe ka tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e
  • 6. shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Ne grykëderdhjen elumit të Kalamasit (Çamëri) dhe të lumit të Pavlës (Shqipëri) brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike. Liqenet Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme. Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike, nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje dhe për furnizimin e qendrave të banuara me ujë. Liqeni i Ohrit Është liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111 km përfshihen në Republikën e Shqipërisë). Në këtë liqen derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij. Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu dhe disa lloje endemike.
  • 7. Lumenjtë Shqipëria përshkohet nga një rrjet i dendur lumenjsh, të cilët në rrjedhjet e sipërme kanë karakter malor me rrjedhje të shpejtë dhe forcë të madhe erozive, kurse në rrjedhjet e poshtme kanë karakter fushor. Lumenjtë rrjedhin në drejtime të ndryshme dhe përfundojnë në 2 dete: në Adriatik dhe në Jon. Drini (285 km) është lumi më i madh shqiptar dhe në gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit të Zi me Drinin e Bardhë. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit në qytetin e Strugës dhe derdhet në liqenin artificial të Fierzës. Drini i Bardhë buron nga malet e Zhlebit (Kosovë), përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës. Lumi i Drinit, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentrale të mëdha. Ai derdhet në lumin e Bunës. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m3/sek Buna (44 km) është i vetmi lumë fushor. Buron nga liqeni i Shkodrës. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh në një shtrat tepër të ceket dhe me dredhime të shumta. Përfundon në detin Adriatik me një deltë shumë të madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670 m3/s, duke zëne një nga vendet e para në Mesdheun Verior. Ky lumë është pjesërisht i lundrueshëm. Mati Mati (115 km) buron nga mali i Kaptinës dhe përshkon një lugine me zgjerime dhe gryka të ngushta, ku janë ndërtuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzës dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s
  • Related Search
    We Need Your Support
    Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

    Thanks to everyone for your continued support.

    No, Thanks