Personazhet e shekspirit

of 6

Please download to get full document.

View again

All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
PDF
6 pages
0 downs
20 views
Share
Description
1. Personazhet e Shekspirit Personazhet e Shekspirit ose me sakte “Heronjte e tij” domosdoshmërisht paraqiten brenda kontekstit historik, social, politik dhe të…
Transcript
  • 1. Personazhet e Shekspirit Personazhet e Shekspirit ose me sakte “Heronjte e tij” domosdoshmërisht paraqiten brenda kontekstit historik, social, politik dhe të imagjinuar. Heronj të njohur që vijnë në situata të veçanta. Shekspiri njohu mirë audiencën të cilës i drejtohej me karakteret e tij të çmuar. Ai solli situata aktuale të asaj kohe, duke i sprovuar vlerat sociale në të gjitha kontekstet, që në përgjithësi në teatrin Elizabethian ishin të mirëpritura për audiencën e kohës. Personazhet kryesore i pajiste me epitete të heronjve të mëdhenj ,të cilët tundoheshin nga fati, fatkeqësia, vendimmarrja e gabuar, si dhe paaftësia për të shmangur veprimet e tyre të cilat gjithashtu ishin të ndërlidhura me kontekstin social. Situata të atilla ku personazhet paraqitën të motivuar, të udhëhequr nga ndjenjat dhe që veprojnë nën ndikimin e forte te ndjenjave, i bëjnë ata të duken herë si heronj të pa zëvendësuar, herë injorant që nuk arrijnë të kapin situatën në duart e tyre, siç e kemi Hamletin, hezitimin e tij dhe dilemën e pashpresë ndaj obligimit të madh dhe të tej çmuar ndaj shoqërise në të cilën ai jeton, si imazh i përvetësishëm dhe i nevojshëm. Kjo e bën edhe më të ndjeshëm komunikimin me audiencën që siç duket për ta, paraqitjet e tilla skenike flasin vet, një imazh të paqëndrueshëm, një situatë e brishtë, plotë aktivizëm, eufori dhe ndjenja. Ku ngjyrimi artistik dhe ai përshkrues i japin edhe më shumë kohezion veprimit të tejskajshëm në aktivitetin letrar të tij, aktivitet i cili bëhet edhe më i qartësuar në skenë kur Shekspiri vjen në teatrin Elizabethian me heronjtë tragjik. Heronjtë tragjik në tragjeditë e Shekspirit janë heronjtë që kanë famë dhe pozitë të mirë sociale. Nuk janë thjeshtë heronj të rastit, që papritmas ballafaqohen me fatin e tyre. Ata janë heronj të përzgjedhur nga Shekspiri për ti sfiduar me konflikte të ndryshme siç janë: ambicia për pushtet, urrejtja, tradhetia, xhelozia dhe vet fati i tyre. Hamleti si princ i Danimarkës sfidohet nga dilema e madhe Hamletiane, e cila e ve në sprovë veprimin e tij, pa të cilin e tërë skena do të ishte e papërfunduar. Karakteri i Hamletit, jo vetëm që është një figurë e tejskajshme, gjithëpërfshirëse, plot ngjyrime artistike, por ai me gjenialitetin që shpreh, fuqinë poetike, rrëfimin e ngjarjeve dhe elokuencën, e përmbushin aspektin kontekstual të përshkrimit që Shekspiri ka aloduar në katër tragjeditë e tij të famshme “Hamletin”, “Makbetin” “Othellon” dhe “Mbretin Lir”. Avantazhi kryesor në këto katër tragjedi është doza e rritur e subjektivitetit që përdorët tek personazhet apo heronjtë për te tejkaluar sfidat individuale dhe ato rituale në kryerjen e veprimeve që dalin të përcaktuara nga konteksti social dhe rendi shoqëror. Kemi Hamletin, i cili tejkalon të gjitha sfidat për te ardhur deri tek momenti i çmuar, hakmarrja. Zonja Makbeth harron çdo gjë që është e shenjtë për
  • 2. të në fillim, për të çimentuar ndjenjat e saja ambicioze. Othello nga injoranca e tij zhytet në thellësi të veprimeve duke mos i kontrolluar ato. Ndërsa Mbreti Lir, pëson nga vendimet e tij të marr si rezultat i mos barazisë atërore gjatë sundimit të tij. Rrjedha e konflikteve në tragjeditë e Shekspirit është shkak pasojë. Gjithçka fillon nga një ide, mendim që ndodhët i ngulitur thellë në mendjen e heronjve të tij. Më pas ajo shfaqet aty-për-aty dhe si rrjedhojë krijohet një ngjarje, e cila kërkon gjithë vëmendjen e karaktereve tjerë duke u instaluar si pasion tek shumica. Dhe për të zgjidhur këtë ngjarje, Shekspiri modifikon qëllimin e tij me pasionet e çastit dhe krijon konfliktin që çon në tragjedi duke e bërë qe audienca të mbahet gjithë kohën aktive. Ka dy lloj konfliktesh tek personazhet e Shekspirit, konfliktet e brendshme dhe të jashtme, që fillojnë gjatë rrjedhës së ngjarjes dhe më pastaj aty për aty konkretizohen, bëhen të paqarta dhe të pa evokueshme deri në një përfundim të papritur. Konflikti i brendshëm tek Hamleti paraqitet si rrjedhojë e ndjenjave të tij, perceptimit, si dhe natyrës se si ai i qaset problemeve. Hezitimi i tepërt për të besuar në fantazmën e babit të tij, paragjykimet, besëtytnitë, të gjitha këto e nxjerrin Hamletin të dal një personazh i heshtur, i panatyrshëm, dhe shumë neglizhent. Kjo dilemë hamletiane është studiuar me vite si nevojë e kapjes së pjesëve të përbashkëta dhe të natyrshme të rrjedhës së ngjarjes. Ndërsa konflikti i jashtëm paraqitet si rrjedhojë e konfliktit të brendshëm, në formë të ngjarjeve dhe sekuencave tjera që zhvillohen gjatë gjithë kohës. Hamleti nuk është thjesht një karakter i castit, Shekspiri e sprovoi artin e tij me gjithë fuqinë letrare për ta bërë atë një nga karakteret më të ndërtuara dhe më të ngritura në gjithë letërsinë e botës. Botëkuptimi i tij, elokuenca, fuqia për të fantazuar, të gjitha këto janë një version i të menduarit Shekspirian, i llojit të veçantë. Gjithashtu personazhet e Shekspirit enden në kërkim të dashurisë, dhe bëjnë gjithçka për ta gjetur atë, duke duruar dhe forcën e magjisë… Ata duan të luajnë teatër dhe sjellin një teatër brenda teatrit tek “Endrra e nje nate vere” Një përrallë, ashtu si dhe vetë Shekspiri e ka quajtur këtë pjesë, për t’u endur në ëndrra dhe për të parë se ku mund të na çojë dashuria. Në pyllin plot drita spektatori u njoh me Tezeun, mbretëreshën Titania, të cilët ngjasonin sikur prej mijëra vitesh ishin aty, duke luajtur të njëjtën pjesë. Vërtet që personazhet e Letërsisë Botërore, para atyre të Shekspirit, na duken të turbullt dhe relativisht të pavarur prej nesh. Kjo do të thotë se ata na duken të turbullt pikërisht sepse bëjnë një jetë të pavarur nga ne. Pra një jetë letrare. Por
  • 3. ama personazhet pas Shekspirit janë të krijuar sipas modelit shekspirian – s’ka si të jetë ndryshe: Mjeshtri e ka shfrytëzuar minierën deri në gurin e fundit. Pra mund ta përmbledhim kështu: Shekspiri ka shpikur njeriun dhe si rrjedhojë edhe letërsinë. Stili Shekspirian si baze per forcimin e letersise boterore Shekspiri është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes evropiane dhe një nga viganët mendimtarë më të fuqishëm që lindi kjo epokë. Shekspiri është nga dramaturgët më të mëdhenj të letërsisë botërore të të gjitha kohërave. Krijimtaria e Shekspirit karakterizohet nga madhështia e dimensioneve të saj, me gamën e mendimeve dhe gjerësinë e pazakonshme të mesazheve. Dramat e tij dallohen për shumëllojshmërinë e tipeve, situatave, personazheve, epokave, popujve, mjediseve shoqërore. Kjo begati e imagjinatës, tempi i shpejtë i veprimit, forca e pasioneve të paraqitura dhe tensioni i personazheve të caktuara, janë tipike për epokën e Rilindjes. Mirëpo te Shekspiri këto i janë nënshtruar një ligjshmërie të përkryer të harmonisë së brendshme. Burimet e frymëzimeve të Shekspirit janë të ndryshme, mirëpo gjithçka që ka huazuar, ai e ka përpunuar në një mënyrë të vetën, origjinale. Si burime mund të përmendim artin antik grek e romak, Rilindjen italiane dhe traditën popullore të dramaturgjisë angleze. Shekspiri është origjinal edhe për sa i përket përdorimit të gjuhës. Begatia e jashtëzakonshme e gjuhës së përdorur nuk qëndron vetëm në numrin tejet të madh të fjalëve dhe të shprehjeve, por edhe në llojshmërinë e nuancave shprehëse. Në veprat e tij gjejmë një shumësi shprehjesh, proverbash dhe fragmentesh të këngëve popullore. Të gjitha veprat e Shekspirit kanë karakter demokratik e humanist. Me një realizëm të mprehtë kritik ato trajtojnë ide përparimtare të Rilindjes. Prandaj, Shekspiri ushtroi një ndikim kolosal në letërsinë evropiane, veçanërisht pas Revolucionit borgjez francez. Duke marrë shembull nga Shekspiri shumë krijues të vendeve të tjera do të vënë themelet e dramaturgjive të veta kombëtare, siç bënë Lesingu, Gëte, Shileri, Hygoi, Pushkini etj. Kjo është ajo çfarë të gjithë dinë për Shekspirin, por cili ishte me të vërtetë ai? Si ka qenë jeta e tij? Për vite me radhë janë bërë studime e kërkime të shumta rreth jetës së Shekspirit të famshëm, por pa rezultate të qenësishme. Spekulimet e shumta në lidhje me vërtetësinë e ekzistencës së tij sa vijnë e shtohen, pasi pyetjet e shumta të ngritura rreth jetës së tij vazhdojnë të mbeten pa përgjigje konkrete.
  • 4. Dyshimi kryesor janë provat e pakta të ekzistencës që ka lënë pas vetes dramaturgu anglez. Ashtu si autopsitë e trupave të alienëve dhe pranisë së një qitësi të dytë në vrasjen e Presidentit amerikan Kenedi, besimi se emri i Shekspirit është veç një mbulim dhe se i ka shkruar dikush tjetër veprat e tij nuk arrin të çrrënjoset. Skeptikët nisën ta vinin në dyshim identitetin e vërtetë të gjeniut në fund të shekullit XIX. Që atëherë, teoria e ekzistencës së një autori tjetër ka fituar legjitimitet falë këmbënguljes së disa studiuesve dhe historianëve. Është një çështje shumë e rëndësishme të njihet më tej jeta e Shekspirit dhe nëse do të jetë e vërtetë se ka qenë dikush tjetër që përdorte këtë emër, duhet të njihet patjetër identiteti i tij dhe arsyeja përse ka dashur të qëndrojë në hije. Tani, pothuajse 300 personalitete kanë kërkuar publikisht që teoria e tyre të merret seriozisht në konsideratë dhe të zbulohet e gjithë e vërteta që fshihet pas këtij emri me famë botërore. Më 10 shtator, aktori shekspirian Derek Xhekobi dhe ish-drejtori artistik i "Shakespeare’s Globe Theatre", Mark Rilans, shpallën publikisht "deklaratën e dyshimit të arsyeshëm". I përpiluar nga "Koalicioni i autorësisë së Shekspirit" (një fondacion dedikuar tërheqjes së vëmendjes së publikut mbi identitetin e vërtetë të gjeniut të dramës), dokumenti i kërkon botës akademike të pranojë se, "ka mjaft hapësirë për të pasur dyshime mbi identitetin e Shekspirit" dhe që këtij problemi t’i jepet rëndësia e duhur nga ana e studiuesve. Bashkë me firmat e Xhakobit dhe Rilensit, gjenden ato të Carls Camplin, ishredaktori për artin i së përditshmes amerikane "L.A. Times"; Maikëll Delahoid, profesor në Universitetin e “Uashingtonit” dhe Robin Foks, profesor i teorisë shoqërore në Universitetin “Rutxhers” të Nju-Xhersit. Por edhe disa emra më të famshëm, si Mark Tuein, Carls Dikens dhe Orson Uells, gjenden në listën e njerëzve që besonin se nën firmën e Shekspirit fshihej dikush tjetër. Por, pak rëndësi ka fakti, nëse këto kryevepra të letërsisë botërore i shkroi Shekspiri, De Veri apo Frensis Bekon - çfarë do të ndryshojë në rëndësinë e tyre në rast se mësohet që autori ka përdorur emër të rremë. Përse duhet të bëhen kaq shumë kërkime intensive? Përse gjithë kjo zhurmë? Që të dyja palët insistojnë në idenë se zbulimi i identitetit të njeriut që qëndron pas "Hamletit" e "Mbretit Lir" është thelbësor për kuptimin e veprave. "Interpretimi që i bëjmë veprave të Shekspirit do të ishte krejt i ndryshëm në rast se do të dinim me saktësi kush i shkroi ato", thotë Bill Ribinshtein, profesor historie në Universitetin e “Uellsit”, njëherësh edhe këshilltar akademik në Fondacionin "Koalicioni i autorësisë së Shekspirit". "Në rast se ka qenë i përfshirë thellësisht në politikë, për shembull, çdo rresht i secilës vepër do të kishte motivime të tjera", shton profesori. Me anë të "Deklaratës së dyshimit të arsyeshëm", firmëtarët e koalicionit nuk duan të thonë se dinë kush i ka shkruar punët e Shekspirit, por që kjo pikëpyetje "të vlerësohet me rëndësinë e duhur nga qarqet akademike, si një çështje së cilës i
  • 5. duhen kushtuar studime e thellime". Me këtë shpresë, Uilliam Lihi, kreu i katedrës së anglishtes në Universitetin “Brunel”, për herë të parë do të përfshijë në kurset e tij edhe leksione mbi autorësinë e Shekspirit. "Studimet mbi Shekspirin merren me veprën e tij, duke e trajtuar nga shumë këndvështrime - feminist, postkolonialist, historik", thotë ai. Edhe pas 400 vjetësh, Uilliam Shekspiri vazhdon të tërheqë pareshtur vëmendjen e studiuesve e lexuesit të përbotshëm. Renditja e Shekspirit në krye të krijuesve letrarë nuk ka ndeshur ndonjëherë në kundërshtime. Është pranuar pothuaj pa diskutime. Shfaqja e dramave të Shekspirit vazhdon të përfshijë kudo në civilizimin perëndimor një publik të madh. Është e prekshme që tërheqja e veprave të tij nuk rresht të jetë gjithnjë në modë. Kënaqësia estetike që i jep lexuesit të krijimtarisë dhe shikuesit në teatër, me gjithë ndryshimet e mëdha që ka sjellë koha në shije e botëkuptime, i qëndron ende kohës. Studiuesit e tij janë në një mendje kur thonë se Shekspiri do vazhdojë të jetë i pëlqyer edhe në shekujt e ardhshëm. Krijimtaria e Shekspirit vlerësohet gjithnjë e më shumë, si nga kritikët letrarë, ashtu dhe nga masat e gjera të popullsisë. Kush ka dashur të marrë nga veprat e tij përcaktime të gatshme filozofike, të afta për t’ju përshtatur tërë kohërave, i ka mjaftuar pos të shfletojë një nga veprat. Të menduarit Shekspirian është një çështje që duhet të studiohet dhe të sprovohet mirë para se të fillohet performimi eventual i ndonjë vepre të këtij autori. Për më tepër, pa të menduarit Shekspirian, i gjithë koncepti ynë bie, mbetet i pa zbërthyer mirë, që në shumicën e rasteve audiencën e nxjerr të hutuar, sepse ngjarja ka një kronologji në mes të konflikteve të brendshme dhe të jashtme. Ndërsa audienca nuk është gjithmone e gatshme të kap këtë përftim të natyrshëm të gjithë ngjarjes. Kështu që në shumicën e rasteve audienca rrallë here arrin të kuptoj saktësisht një mesazh të tillë. Vecori te stilit : Gershetohen : Notat realiste me ato lirike Satira dhe humori me melankoline dhe trishtimin Elementet komike me ato dramatike Poezia popullore me poezine e kultivuar Humanizmi i periudhes se rilindjes me traditat e pasura popullore Ne fragmenin ku ndodh ballafaqimi i personazheve, mashtrimi I madh shoqerohet me epitetin “ I bukur” . Kjo tregon se s'kemi te bejme me nje mashtrim si ves, por
  • 6. me nje genjeshter te bardhe. E verteta qe doli ne shesh nuk coi ne perkeqesimin e situates, por i dha asaj zgjidhjen me te mire. Ndoshta pavdekshmëria e Shekspirit rrjedh nga gjenialiteti i tij për të përdorur një gjuhë të thjeshtë, bisedore të kohës, që mbetet ende e kuptueshme për folësin e anglishtes të shekullit 21. Tashmë studiuesit dhe historianët më të famshëm i kanë vënë qëllim vetes që të zbulojnë të vërtetën që fshihet pas hijes së misterit të tij. Megjithatë, atij mund t’i vihet një emër çfarëdo, mund ta quash Shekspir ose edhe vetëm “gjeniu”. Fama dhe magjia e veprave të tij nuk ka aspak të bëjë me misterin që e rrethon. Kryeveprat e tij kanë arritur të vetme të magjepsin të gjithë botën pa patur nevojë të kenë suportin e jetës apo emrit të autorit të tyre. Siç ka thënë edhe Zhuljeta në kryeveprën e famshme të “gjeniut”: “Ai që ne e quajmë trëndafil, do të kishte të njëjtën erë sikur ta quanim ndryshe…”.
  • Related Search
    We Need Your Support
    Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

    Thanks to everyone for your continued support.

    No, Thanks