Pogradeci

of 15

Please download to get full document.

View again

All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
PDF
15 pages
0 downs
10 views
Share
Description
1.  Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikësshqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecitdhe bënë pjesë të qarkut të Korçës. Qyteti ka…
Transcript
  • 1.  Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikësshqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecitdhe bënë pjesë të qarkut të Korçës. Qyteti ka njësipërfaqe prej 13 km² dhe ndodhet në bregun tëliqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbinivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet ngamalet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhenë lindje. Pogradeci është qytet në Shqipërinëjuglindore në bregun jugperëndimor të liqenit tëOhrit. Qyteti numëronte rreth 38,000 banorë në vitin2009.
  • 2.  Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimoretë qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit tëluftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën eqytetit. Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbiqytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatëshekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit tëOhrit. Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsidhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janëzyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë: Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cilindodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit. Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesëvarre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit. Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Urae Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake. Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen. Shpella të shenjta dhe një kishë ndodhen pranë Qafë-Thanës dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetëmund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës. Në gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorinJustinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një momentkritik ka fshehur në brigjet e liqenit të Ohrit në afërsi me gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisëbizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme. Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që ngakalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.
  • 3.  Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesënperëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit tëOhrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa nëshekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsibanimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.Prejardhja e emritInvadimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoriabullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo"polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore dukeformuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej "Pogdagrada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë evjetër ilire që është kalaja e Pogradecit Ekonomia Pogradeci në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale nëShqipëri. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e kromit, e hekurit, enikelit, e qymyrit, e peshkimit, e përpunim drurit dhe të pijeve.
  • 4.  Plazhi e Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shetitores"1 Maji". Është një plazh më rërë, ujë të pastër dhe mundësipër argetim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë private epublike, me rërë e guralece të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhetme ujë të kristaltë të Linit dhe Tushëmishtit. Pogradeci ka një muze të pasur me deshmi antikiteti dhe tëkohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet kisha eShën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, sidhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajturRingjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njera ndodhet nëqendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë. Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike tëDrilonit
  • 5.  • Blaca Afer Malit te Thate, ne te majte te rruges nacionale Pogradec - Korce, 2-3 km ngaLapidari i Grabovices, ndodhet fshati i Blaces. Dy kodra te quajtura "Kulla" dhe"Shpati", ndodhen ne veri te fshatit. Ne maje te te dy kodrave ndodhen gjurmevendbanimesh te lashta. Nje mur 1.5 km i gjate rrethonte keshtjellen. Ketu janegjetur ene gatimi, gure mulliri, dhe vegla pune qe i perkasin shekullit te VII-VIIIpara Krishtit (BC) • Lini Lini eshte nje gadishull i vogel por shume piktoresk me nje fshat me te njejtinemer, ne pjesen perendimore te Liqenit te Ohrit. Jeta ne gadishullin e Linit datonne fillimet e peridhes se Hekurit, dhe atehere mendohet qe Lini ka qene nje ishull ilulezuar. Ne pjesen e siperme te gadishullit, zbulimet arkeologjike nxorren ne dritenje mozaik shume te vecante qe i perket shekullit te IV-V, kohes se sundimit tePerandorit Romak me origjine ilire Justinianit. Mozaiku i Linit ndodhet ne tokedhe ka disa figura si zogj, peshq e zbukurime te tjera te punuara me shume finese.
  • 6.  • Selca e Poshtme Ne fund te Qafes se Thanes, duke shkuar nga Pogradeci per ne Tirane, nesemerrni rrugen ne te majte mund te vizitoni Selcen e Poshtme dhe pese varretmonumentale te antikitetit. Keshtjella duke qene ne nje vend dominues perLuginen e Shkumbinit ka luajtur nje rol paresor gjate luftes Iliro - Romake dheIliro - Maqedonase. Zbulimet arkeologjike nxorren ne drite 5 varre monumentalete germuara ne shkemb, qe flasin per nje shoqeri me nivel te larte ekonomiko -kulturor te shekullit IV-III para Krishtit (BC) . Ketu mendohet te jete varrosuredhe mbreti ilir Klit, sunduesi i Pelionit te lashte. __________________________________________________ • Ura e Golikut Kur kthehesh ne te majte te rruges Qafa e Thanes-Tirane dhe ndjek rrugen efshatit ju mund te shijoni luginen piktoreske te lumit Shkumbin. Ne afersi tefshatit Golik do te gjeni nje ure te lashte qe daton shekullin XVII e njohur si Urae Golikut. Kjo ure elegante me tre harqe eshte ndertuar me nje arkitekture te veçante. Pranesaj kalon Rruga Egnatia.
  • 7. • PotkozhaniPotkozhani eshte nje fshat shume interesant ne rajonin e Pogradeci t.Shtepite jane shume te bukura, te bera prej guri dhe te mbuluarame plloça. Rruget midis tyre jane te ngushta dhe te shtruara mekalldrem, nderkohe qe pjergullat dhe pemet e manit mbulojnemuret dhe varen mbi rrugicat. Banoret mikprites te fshatit ofrojneakomodim per turistet ne shtepite e tyre dhe ushqim tradicionalme specialitete te ndryshme vendase. Ne mes te fshatit eshteKisha e Shen e Premtes me varrezat e vjetra qe kane kryqe guri tegdhendura me mjaft mjeshteri.__________________________________________________ Lart• Kisha e Shen BitritKisha mesjetare e Shen Dhimitrit, qe vendasit jane mesuar ta therrasinkisha e Shen Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatitPotkozhan. Kjo ndertese e vogel prej guri, mbuluar me plloçaeshte me vlera unikale persa i perket dy kupolave te vogla ne anenlindore dhe murit shume te veçante pikturuar me afreske nepjesen e brendshme te tij. Edhe pse afresket jane demtuar,vizitoret perseri mund te admirojne misterin dhe bukurine eshenjtoreve pikturuar ne muret e tij.
  • 8.  Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më tëmëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritetsi një nga liqenet më të vjetra në botë. Aigjendet në një lartësi mbidetare prej 695metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pikamë e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më emadhe e liqenit i përket Maqedonisë, kursepjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun eliqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dheStruga në Maqedoni dhe Pogradeci nëShqipëri.
  • 9.  POGRADECI eshte qyteti i Artit, Kultures dheTradites se pasur shqiptare. Eshte qyteti ishkrimtareve te medhenj si Lasgush Poradecidhe Mitrush Kuteli. Pogradeci eshte qyteti ipiktoreve te mirenjohur Taso, Lako, Zeka e tetjere. Pogradeci ka nje tradite shume te pasurfolklori, me larmi kostumesh popullore dhekenge e valle melodioze te frymezuara setepermi nga bukurite natyrore te kesaj zone.
  • 10.  Pogradeci eshte qyteti ku praktikohen shume llojesportesh, duke filluar nga futbolli, minifutbolli,basketbolli, boksi, beach-volley dhe sportet e ujit.Skuadra e futbollit vazhdon te jete ne kategorine e dyte,por asnjehere nuk i ka munguar tifozeria e qytetareve tePogradecit. Skuadra e minifutbollit eshte pretendenteper fitimin e titullit ne kategorine e pare. Basketbolli eVolejbolli jane ne krye te klasifikimit. Skuadra e boksit"Dragoi" gjithmone ka stervitur kampione.
  • 11.  PARQET E POGRADECIT - Pogradeci prej kohesh eshte quajtur qyteti iluleve dhe i gjelberimit, tradite kjo e ruajtur mefanatizem edhe ne ditet e sotme. Ju mund teshetisni ne shetitoren "1 Maji", pergjate plazhit teqytetit, te shijoni peisazhin e mrekullueshem te"liqerit qe dremit" , te pini dicka nen freskine ehijeve te pemeve dhe ne mbremje te beheni pjese exhiros tradicionale pogradecare. Nese deshironi jumund te vizitoni piken turistike te Drilonit, 4 kmnge qyteti i Pogradecit, me burimet e saj te pasterdhe peisazhin qe te mahnit.
  • 12.  Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin LasgushPoradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec,Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dheshkrimtar shqiptar. Lasgush Poradeci lë pas njëkrijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesitdhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve tëshquar të kulturës sonë .Si një personalitet i shquar dhepoet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tijkërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye aiu la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj nëharresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi tëbotohet vepra e tij e plotë.Duhet te themi me bindjeedhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte njender per kombin shqipetare.
  • 13.  Poradeci Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb i natës që po bije, Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir... E kudó krahin e gjërë më spo qit as pipëlim: Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë... Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë... Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit tim. Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi... Zotëroj më katër anë errësira... Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi
  • 14.  Dhimitër Pasko i njohur me pseudoniminMitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 nëPogradec, ndërsa vdiq më 4 maj 1967 në Tiranë.Ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe ekonomistshqiptar nga Shqipëria. Mitrush Kuteli ështënjëri prej prozatorëve më të shquar të letërsisësonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhebaladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë sëPogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohurthellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojënjë prozë realiste origjinale, të fuqishme, me njëfantazi të jashtëzakonshme.
  • 15.  Më di a nuk më di se qaj më di a nuk më di se vuaj në orët e thella të natës, kur ngrihem i çmendur të shkruaj me gjakun e zemrës, të shkruaj. Më di a nuk më di se agimet më gjejnë pa gjumë në shtrat, me shpirt të shkretuar nga dhembja, e dhimbshëm i pres perëndimet, me ankth i pres perëndimet. Më di a nuk më di se sot u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën) që zbriste me flladet e prillit (tetorit), e ëmbël siç ishte qëmot, e hidhur siç ishte qëmot. Më di a nuk më di se vuaj në orët e thella të natës, ku ndjehem nga jeta i huaj, nga vendi i lëmjes i huaj. Më di a nuk më di….
  • Advertisements
    Similar documents
    Advertisements
    We Need Your Support
    Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

    Thanks to everyone for your continued support.

    No, Thanks